I dënuari për korrupsion udhëheq etikën e Spitalit

PUBLIKUAR

Ish-kryeinspektori i Shëndetësisë, Zef Komani, ishte dënuar me burg në vitin 2012 për korrupsion. Por, ai tash udhëheq Komisionin Etik Profesional të Spitalit të Gjakovës, që edhe vetë e pranon se duhet të udhëhiqet nga persona me kredibilitet personal.

Ndonëse ishte dënuar për korrupsion me një vit e tetë muaj burg, ish-kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, Zef Komani, është emëruar drejtues i Komisionit Etik në Spitalin e Gjakovës.

Bëhet fjalë për Komisionin Etik Profesional të këtij spitali, që edhe vetë Komani e thotë se duhet të udhëhiqet nga njerëz me kredibilitet personal.

Ky Komision ka për mandat sigurimin e udhëheqjes etike-morale të profesionistëve shëndetësorë gjatë ushtrimit të pavarur të profesionit shëndetësor dhe propozon masa ndëshkuese në rastet e kequshtrimit të profesionit. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...