Rrotullohet barka, mbyten në liqe 12 fëmijë

PUBLIKUAR

Së paku 12 fëmijë kanë vdekur derisa po lundronin në liqenin Syamozero në Rusi.

Si pasojë e motit me shi dhe erë, mjeti lundrues është anuar dhe i gjithë ekuipazhi kanë rënë në ujë.

Derisa 47 fëmijë dhe tre të rritur kanë arritur të dalin në breg, viktimat që nuk kishin jelekë shpëtimi dhe nuk dinin not janë mbytur, transmeton Telegrafi.

Zhytësit ia kanë dalë t’i nxjerrin shumicën e fëmijëve, por katër mbeten ende të zhdukur.

Meqenëse nuk janë marrë shënime se sa persona ndodheshin në barkë, dyshohet se mund të ketë vdekur edhe ndonjë fëmijë tjetër.

“Sipas të dhënave të para, 11 fëmijë kanë vdekur sot në liqe. Shpreh ngushëllime për familjarët dhe miqtë”, ka shkruar Sergey Sobyan, kryetar i Karelia, qytetit ku ndodhi ngjarja tragjike.

Mësohet se viktimat që po shëtisnin, të gjithë janë nga Moska.

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...