Sherifi: Kopjuesit në test, viktima të sistemit të dështuar të MASHT-it

PUBLIKUAR

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se duke i kapur disa “mashtrues” të vegjël nëpër shkollat e vendit, Ministria e Arsimit nuk do të mund ta fsheh mashtrimin e madh që po mundohet t’ia bëjë tërë shoqërisë, me pretendimet se gjoja ky sistem i testimeve e bën vlerësimin objektiv të njohurive të nxënësve.

Opinioni i plotë i Sherifit:

Dje në një shkollë të Gjilanit mbikëqyrësit e Ministrisë së Arsimit të Kosovës gjatë mbajtjes së pjesës së dytë të testit të maturës e “kapën” një vajzë duke kopjuar! Dhe, kur e “kapën” nuk nguruan ta përjashtojnë menjëherë nga testi dhe ta nxjerrin nga objekti i shkollës.

Duke vepruar në atë mënyrë me të, ata e shndëruan vajzën në një shembull përmes të cilit donin të dëshmojnë se Ministria e Arsimit si organizatore është e aftë dhe e vendosur që të kapë dhe të ndëshkojë të gjithë “mashtruesit” të cilët po i hedhin hije të zezë këtij procesi, sipas tyre, të organizuar mirë dhe shumë të suksesshëm!

Duke u kujdesur që në publik të prezantojë “fakte” për kapjen e disa “kopjuesve” në të gjitha komunat e Kosovës, ministria përpiqet të mashtrojë publikun se gjoja sistemi funksionon, i cili është aq funksional saqë është në gjendje që edhe ata pak “nxënës mashtrues” në Kosovë ti kapë dhe ti ndëshkojë!

Çfarë tallje e pashembullt dhe e padurueshme me publikun në tërësi!!!

Njoftimet e djeshme të mediave nga tereni thonë se kopjimi nuk ishte sporadik por i përhapur në masë bukur të madhe. Kur lexon këto njoftime del se i tërë procesi është një dështim i rradhës i sistemit të arsimit në tërësi dhe një mashtrim i madh i Ministrisë së Arsimit në veçanti, të cilin në vend se ajo ta pranojë si të tillë, po përpiqet ta fsheh duke iu bërë linçim publik atyre që i ka kapur duke kopjuar, të cilët për mendimin tim, jo vetëm që nuk janë mashtrues por janë viktima të sistemit të ngritur nga mashtruesit e qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Arsimit.

Madje, jo vetëm nga kjo e tashmja por nga të gjitha Ministritë e Arsimit të të gjitha qeverive të deritashme të Kosovës.

Mirëpo, jam shumë i bindur se, duke i kapur dis a “mashtrues” të vegjël nëpër shkollat e vendit, Ministria e Arsimit nuk do të mund ta fsheh mashtrimin e Madh që po mundohet t’ia bëjë tërë shoqërisë, me pretendimet se gjoja ky sistem i testimeve e bën vlerësimin objektiv të njohurive të nxënësve.

Konsideroj se është koha e fundit që të fillojmë të angazhohemi për ta shëruar sistemin e ngritur nga ministria që infekton nxënësit dhe tërë procesin e edukimit.

SHIKO MË SHUMË

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Kaçanik, sekuestrohen 65 fishekë e 15 gëzhoja

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se...

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të...

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...