Arrestohet vrasësi i kundërshtarit të Lul Berishës, u hodh nga makina kur pa policë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Një operacion i mirorganizuar nga policia ka vënë në pranga vrasësin e Leonard Muratajt. Në pranga ka përfunduar Bedri Haka, 22 vjeç, i cili akuzohet për vrasje me paramendim, ndërsa ka të dhëna se i arrestuari bënte pjesë në një bandë kriminale.

Burimet policore shprehen se Murataj ka qenë kundërshtari i Lulzim Berishës, i cili po vuan dënimin si kreu i bandës së Durrësit. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Policia e Durrësit tha se ndaj Hakës, gjykata ka vendosur masën e arrestit burg pa afat.

Arrestimi i Hakës

Dy vjet pas vrasjes së Leonard Muratajt, policia ka arrestuar autorin e krimit. “Personi i arrestuar më 18 qershor 2016, është Bedri Haka, 22 vjeç me banim në Krujë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Durrësit me vendimin penal nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale ‘vrasja me paramendim’ dhe ‘prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’” thotë policia.

Sipas saj, Haka, më datë 18 nëntor 2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës. “Murataj ka qenë person me precedentë penalë në fushën e veprave penale kundër jetës” sqaron më tej policia, duke e mbyllur deklaratën për shtyp me informacionin se dosja i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit për veprime të mëtejshme.

Operacioni policor

Bedri Haka, djaloshi 22-vjeçar i cili akuzohet si autori i vrasjes së biznesmenit Leonard Murataj ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u hedhur nga makina. I riu nga Kruja ka qenë në makinë së bashku me dy djem të tjerë kur patrulla e policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar. Në momentin kur makina nuk ka ndaluar, por ka bërë para disa metra, Bedri Haka është hedhur nga makina në tentativën për t’i shpëtuar policisë. Por, këta të fundit, kanë arritur ta ndalojnë.

Dy personat e tjerë në makinë, pasi kanë kryer verifikimet, janë lënë të lirë.

Vrasja e Muratajt

leonard-murataj-e1416339075128Leonard Murataj u ekzekutua mbrëmjen e 18 nëntorit 2014, teksa ndodhej brenda lokalit “Bar Center” në pronësi të tij. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë deklaruar në polici se personi që qëlloi 7 herë në drejtim të 51-vjeçarit ka qenë brenda në lokal. Ai studioi lëvizjet e Muratajt dhe më pas e ka qëlluar atë në një distancë të afërt dhe 3 prej plumbave i ka marrë në kokë. Policia shpalli në kërkim Bedri Hakën (i arrestuari i djeshëm). Autori i dyshuar ka qenë nën shoqërinë e një personi tjetër dhe janë pritur nga një makinë me targa të Krujës tek ish-hetuesia e Durrësit.

Kundërshtari i Berishës

Leonard Murataj, i martuar dhe babai i dy fëmijëve, rezulton të jetë kundërshtari i Lul Berishës, i konsideruar si kreu i një prej bandave të Durrësit. 51-vjeçari ishte me precedentë penalë. Ai rezultonte të ishte arrestuar në vitin 2005 me akuzën e vrasjes së një qytetari në Durrës, në tetor të vitit 1998. Por, Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Muratajn, pasi organi i akuzës nuk arriti që të vërtetojë me prova akuzën ndaj tij. Gjithashtu, biznesmeni Murataj ishte akuzuar edhe për pengmarrjen e Artan Ilmiut në vitin 1999 dhe vrasjen e babait të tij, Nuhi Ilmiut po në atë vit. Por as për këto ngjarje nuk u dënua kurrë nga drejtësia.

Banda e Tafilajt

Krahas kësaj dosjeje, emri i Leonard Muratajt ka dalë edhe në të ashtuquajturën “Banda e Tafilajt”. Gjatë një bisede telefonike mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Admir Tafili dhe Kristi Pines, në tetor 2014, është bërë plani për vrasjen e biznesmenit durrsak, Leonard Murataj.

Sipas dosjes së Prokurorisë për Krimet e Rënda, pasi kishte “pajtuar” Pinen për kryerjen e kësaj vrasjeje, Tafili interesohej nga qelitë e burgut të Bradasheshit, Elbasan, nëse ishte gjithçka gati. Në deklarimet e dhëna prej tij, i penduari Pine ka pohuar se edhe pse ka siguruar tri armë, një motor dhe ka studiuar lëvizjet e “shënjestrës” për disa ditë, ekzekutimi i biznesmenit Murataj, më 18 nëntor 2014, nuk është kryer prej tij, por nga dy persona të tjerë.

Nga hetimi ka rezultuar se porosia e Tafilit ishte përçuar te Pine nga i pandehuri Aleksandër Gora. Për vrasjen e Muratajt ofrohej shuma prej 50 mijë eurosh dhe nëse vriste dhe nipin, do t’i paguante 100 mijë euro.

“Këtë porosi e ka marrë Admir Tafili nga persona të paidentifikuar ende. Takimi është kryer në muajin tetor në Tiranë dhe së bashku me shtetasin nën hetim Aleksandër Gora, me mjetin e këtij të fundit kanë shkuar në qytetin e Durrësit, ku kanë takuar një shtetas të quajtur K.”, thuhej në dosjen e Prokurorisë.

Sipas akuzës, për këtë vrasje shtetasi Kristi Pine ka biseduar dhe me shtetasin nën hetim Elson Merdani, i cili i ka thënë se për këtë vrasje kishin marrë një shumë prej 25 000 eurosh. “

Vrasja e shtetasit Leonard Murataj është kryer në ambientet e lokalit të tij në Durrës dhe sipas deklarimeve të shtetasit nën hetim Kristi Pine, kjo vrasje nuk është kryer nga ai, por nga dy persona që ai nuk i ka njohur”, thuhet në dosje.

Pavarësisht se kjo vrasje nuk është kryer nga shtetasi nën hetim Kristi Pine, shtetasi i dënuar Admir Tafili ka marrë një shumë prej 25 000 eurosh. Këtë shumë e ka marrë shtetasi Elson Merdani, nga të cilat i ka dhënë Kristit 3000 euro./Gazeta Shqip/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...