Rritet intensiteti i trafikut nëpër rrugët e Maqedonisë

PUBLIKUAR

Intensiteti i trafikut në Maqedoni në drejtim rrugore jashtë mjediseve urbane është zmadhuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në kalimet kufitare nuk ka ndalesa më të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, ka njoftuar LAMM. Komunikacioni në të gjithë rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, ndërsa rrugët janë të thata.

LAMM rekomandon të vozitet me kujdes, shpejtësi të përshtatur dhe respektim maksimal të sinjalizimit të trafikut, sidomos në pjesët rrugore të cilat kalojnë nëpër grykë dhe prerje të drejtimeve rrugore.

Katlanova-Velesi, Mavrova-Dibra-Struga, Gostivari-Mavrova, Demir Kapija-Udova, Vinica-Berova, Koçani-Dellçeva dhe Resen-Bukova, janë drejtimet rrugor ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të shpeshta të rrugës.

SHIKO MË SHUMË

Vdes tragjikisht në fabrikën e tij në Skenderaj, Lushtaku shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të Raif Aliut

Një incident i rëndë ka ndodhur në një vend-punishte në Skenderaj, ku ka ndërruar...

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...