Pinin birra në Ramazan, rrihen fansat e Radiohead në Stamboll (Foto/Video, +16)

PUBLIKUAR

Mediat në Turqi njoftojnë se një grup personash ia kanë mësyrë një dyqani disqesh në Stamboll dhe i kanë sulmuar fansat e “Radiohead”, të pranishëm në evenimentin për dëgjimin e albumit të grupit britanik, për faktin se “po pinin birra gjatë muajit Ramazan”.

Sulmuesit e paidentifikuar janë irrituar nga fansat e këtij bendi për shkak të konsumimit të alkoolit në muajin e shenjtë mysliman.

mur2

Ata kanë hyrë në dyqanin e quajtur “Velvet Indieground” kanë filluar t’u bërtasin punonjësve dhe i kanë rrahur me shkopinj fansat e “Radiohead”. Askush nuk është lënduar seriozisht bën të ditur gazeta Hurriyet.

Dyqani në fjalë është në pronësi të një jugkoreani të quajtur Seogu Lee. Ndërsa organizmi në Stamboll ishte pjesë e dëgjimit global të albumit të ri të “Radiohead”, “ A Moon Shaped Pool”.

Grupi ka lëshuar një komunikatë për media duke u dalë në mbështetje fansave të tyre dhe e kanë dënuar dhunën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...