Statistika e pabesueshme negative e Shqipërisë dhe De Biasit

PUBLIKUAR

Prej kur Gianni de Biasi është selektor, janë në total 10 ndeshje që Shqipëria pëson gol pas minutës së 80-të.

Që nga viti 2012, kur Gianni de Biasi bëri debutimin në pankinën kuqezi në një ndeshje miqësore ndaj Gjeorgjisë, e deri dy ditë më parë, kur Kombëtarja u mund në limit nga Franca, janë në total 10 ndeshje që Shqipëria pëson pas minutës së 80-të.

Duke iu referuar edhe takimit dramatik me “gjelat” për Europianin, dje në rrjetet sociale nuk munguan ironitë.

“Shqipëria duhet të luajë 80 minuta për të mos pësuar gol”, citohej nga tifozët. Mirëpo, nëse shikon statistikat e ndeshjeve të epokës “De Biasi”, trajneri italian e ka nisur me Shqipërinë pikërisht në një ndeshje ku ka humbur nga një gol në minutën e 81-të, shkruan “Panorma Sport”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...