Federata Rumune e Futbollit ka vendosur t’i motivojë futbollistët e saj me një premi të majme për ndeshjen me Shqipërinë, njoftojnë mediat rumune.
Në rast Rumania arrin t’i mposhtë kuqezinjtë dhe kalon në fazën tjetër të Euro 2016, shuma që do të përfitojnë lojtarët Federata Rumune e Futbollit nga do të jetë 1.5 milionë euro.
Kjo shifër është sa gjysma e shumës totale që UEFA akordon për çdo skuadër që renditet mes 16 më të mirave të Europianit, përcjell Super SportNjë praktikë të tillë Federata Rumune e futbollit e ka ndjekur edhe në përfundim të eliminatoreve të Europianit. Futbollistët rumunë të cilët u kualifikuan si të dytët e Grupit F. madje pa pësuar asnjë humbjen, përfituan nga 60 mijë deri 200 mijë euro, në varësi të minutazhit në fushë.
Në fakt Rumanisë mund të mos i mjaftojë një fitore minimale ndaj kuqezinjve, ndaj premia e vendosur nga Federata do të jetë një motiv më shumë për shënuar një sukses me diferencë më shumë se një gol.


