Së paku edhe dy muaj kohë për formimin e Qeverisë

PUBLIKUAR

timthumb

Pavarësisht se zgjedhjet janë certifikuar më 4 korrik dhe seanca e parë e Kuvendit është mbajtur më 17 korrik, partitë politike kanë kohë edhe së paku dy muaj për të formuar Qeverinë.

Kjo pasi Kushtetuta e Kosovës u jep kohë partive politike të formojnë Qeverinë më së largu 60 ditë prej momentit kur Presidentja nominon mandatarin për formimin e Qeverisë.

E, nominimi i mandatarit të Qeverisë pritet të ndodh tek pasi të votohet Kryetari i ri i Parlamentit.

Në këtë situatë, Presidentja përsëri pritet të caktojë datën e seancës konstituive pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi vendimin për zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryetar të Kuvendit.

Sidoqoftë, Kushtetuta e Kosovës nuk ka paraparë nëse duhet të shpërndahet Kuvendi i Kosovës nëse nuk votohet Kryeparlamentari.

Kështu, Kushtetuta përcakton se shpërndarja e Parlamentit ndodh nëse nuk formohet Qeveria dy muaj pasi Presidentja të ketë caktuar mandatarin.

Ja çka shkruan Kushtetuta e Kosovës sa i përket shpërndarjes së Kuvendit:

Neni 82 [Shpërndarja e Kuvendit]

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:

(1) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;

(2) nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;

(3) nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...