SHGM: Dënojmë sulmin qyqar ndaj Tv 21

PUBLIKUAR

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ndaj sjelljes së sigurimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj gazetarit të Televizionit 21 duke kërkuar që të fshi fotografitë ku duket ish kryeministri duke shëtitur në sheshin Maqedonia, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Naser Selmani me një deklaratë për 24 Vesti e dënoi këtë akt dhe tha se Nikolla Gruevski është fytyrë publike dhe si të tillë gazetarët kanë të drejtë ta fotografojnë.
”Duam të dënojmë këtë sulm qyqar të sigurimit të kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski. Dua të përkujtoj Gruevskin se ai është fytyrë publike dhe e drejta e shprehjes në Maqedoni është e garantuar dhe. Në këto kushte, gazetarët kanë të drejtë ta fotografojnë apo inçizojnë.” thotë Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë./

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...