Kina ofron 2.4 milionë euro donacion për ‘Luginën e Diellit’

PUBLIKUAR

Republika Popullore e Kinës është e gatshme të jap një donacion prej 2.4 milionë euro për ndërtimin e lagjes Lugina e Diellit në veri të vendit të cilën po e kundërshton qeveria e Kosovës.

Edhe pse vlera e përgjithshme e tërë projektit ende nuk dihet, duke qenë që nuk dihet numri i saktë i njësive banesore që do të ndërtohen, këtë moment si donatori më i madh individual ka shfaqur interesim Kina, thonë mediat serbe, raporton Kosova Info.

“Ata do të japin donacion pajisje në vlerë prej 2.4 milion euro. Fjala është për pajisje për ngrohje dhe ftohje, ndriçimi rrugor me penela diellor dhe ajrit, kabllo optike në instalimet e brendshme për shtëpi”, ka thënë Marko Gjuriq drejtor i zyrës për Kosovë.

Siç theksohet mjetet për ndërtimin e lagjes do të sigurohen nga programi zhvillimor i komunës së Zveçanit, nga donacionet vendore dhe të jashtëm ndërsa një pjesë nga projekti që për objektiv ka çështjen e kthimit të zhvendosurve në Kosovë.

Qysh para një dekade grupi i Krizave në Nju Jork kishte alarmuar se nëse merren parasysh komunat serbe me kompetenca të zgjeruara, të kombinuara me derdhjen e mjeteve nga buxheti i Kosovës, Beogradi dhe donatorë ndërkombëtarë që do të mund të jenë më shumë nga ajo që do të ketë pjesa tjetër, mund të ngjallin reagime të palës shqiptare.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...