PD: Rama të tërheqë kriminelët, ndryshe vetëmbrojtje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Drejtues dhe përfaqësues të Partisë Demokratike vizituan në spital kreun e FRPD së Kavajës, Kidi Kazazi, i plagosur sot me armë nga Saimir Kurti, i cilësuar nga opozita përfaqësues i PS-së së Kavajës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Elvis Rroshit.

Duke e dënuar me forcë ngjarjen, sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani u shpreh se ajo është tërësisht e nxitur nga kryeministri Rama, i cili ka veshur me pushtet banditë dhe të inkriminuar në të katër anët e vendit.

“Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë dhe dy qytetarë të tjerë janë plagosur nga plumbat e një njeriu që ka ikur nga vendi i ngjarjes me makinë dhe nën shoqërimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Kavajës. Për ne ngjarja është shumë e rëndë dhe kjo ngjarje tregon se banda me Ramën në krye nuk po ndalet me mënyrat që po i shkakton këtij vendi. Banda nuk ndalet duke derdhur gjak shqiptarësh të pafajshëm, duke derdhur gjak demokratësh. Ajo që është e dhimbshme është historia e kësaj partie dhe demokracie shqiptare që kaloi nga gjaku i Josif Budës dhe tani kërkon edhe gjakun e Kid Kazazit”, deklaroi Ristani.

Ai i bëri thirrje Ramës të reagojë dhe të tërheqë kriminelët që mbështet e që u ka dhënë pushtet, ndryshe PD dhe qytetarët do të marrin të gjitha masat e mundshme për të garantuar jetën e për të siguruar vetëmbrojtje civile.

“Ngjarja është e dhimbshme dhe ajo që ne mund të theksojmë është që Rama duhet të tërheqë menjëherë kriminelët e tij të tipit Armando Prenga, të cilët po skuqin Shqipërinë nga veriu në jug. Duhet t’i tërheqë patjetër ndryshe shqiptarët dhe Partia Demokratike janë në kushtet e vetëmbrotjes dhe duhet të marrin të gjitha masat për t’iu përgjigjur bandës në pushtet me të gjitha mjetet e mundshme për t’u ruajtur e për t’u vetmbrojtur”, tha Ristani.

“Ne u njohëm me ngjarjen e cila ka ndodhur mbi bazën e provokimeve banale. Ajo që ka ndodhur është se ai ka shkuar i përgatitur me pistoletë në brez dhe siç u thashë është larguar nën shoqërinë e kryetarit të PS-së së Kavajës dhe në makinë të tij. Ngjarja është e frymëzuar politikisht ashtu siç u thashë nën shembujt e Armando Prengës. Nga veriu në jug Rama po sponsorizon dhe po nxit kriminelë të tillë për të derdhur gjak opozite dhe gjak shqiptarësh. Situatën e vlerësojmë shumë të rëndë dhe në rast se nuk ka masa të shpejta nga Rama dhe banda e tij shqiptarët janë në kushtet e mbrotjes së nevojshme dhe duhet të marrin të gjitha masat për t’u përgjigjur situatës”, tha Ristani.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...