Spanja “bombardon” Turqinë, vërshëllima për Turan e Terim

PUBLIKUAR

45 minutat i kanë mjaftuar Spanjës të mposhtë Turqinë dhe të kualifikohet në turin tjetër të këtij Europiani. Iberikët e drejtuar nga Del Bosque mundën 3-0 turqit të cilët gjatë 90 minutave nuk bën asnjë gjuajtje në portën e De Geas.

Një dominim total i spanjollëve të cilët falë një dirigjenti si Iniesta treguan se janë kthyer fuqishëm si në kohët kur brenda 2 viteve fituan Botërorin dhe Europianin.

Turqit bën gabimin më të madh duke i lënë hapësira të shumta një skuadre e cila njihet për shfrytëzimin maksimal të tyre. Në fillim ishte Morata që kaloi në avantazh spanjollët dhe më pas Nolito i cili nuk fali një gabim të turkut Mehmet Topall.

Supremacia e spanjollëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë ndërsa turqit nuk arritën të dilnin në sulm. Kapiteni i tyre Arda Turan, një lojtar që luan te Barcelona, nuk luajti pothuajse fare në pjesën e dytë në shenjë proteste ndaj vërshëllimave të tifozëve turq në stadium.

Goli i tretë u shënua në minutën e 48, me autor Morata. Kjo humbje e thellë rrezikon në maksimum kualifikimin e turqve të cilët në ndeshjen e fundit, përveçse duhet të fitojnë me shumë gola ndaj Çekisë duhet të presin dhe rezultatet e grupeve të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...