Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, vazhdon të jetë aktiv në Facebook. Masi që kishte postuar një mesazh në Facebook pesë orë më parë, Luma është aktivizuar sërish edhe në orët e mbrëmjes.
“Artileria e rëndë (topi) nuk përdoret në fillim të luftës. P.s. Tash e shohim kush i ka topat”, ka shkruar Luma në Facebook.
Me herët gjatë ditës, Luma kishte shkruar: Don’t ëorry, be happy! Me rendesi – Kosova s’eshte me peng ne Gjykate…
Çka po i jepni zor?! Vendimi i Gjykates Kushtetuese te Kosoves ishte i pritshem, per shume arsye – me shume politike sesa konspirative. Konfiguracioni politik i vendit dhe figurat jane te vendosura, he per he, keshtu. Ky eshte shahu politik i Kosoves. Gjykata s’ka faj per vendimin, por ka faj per kohen e gjate qe po ia merr vendit. Ia humbi tre muaj kohe Kosoves. Perndryshe, institucionet nuk i nderton Gjykata, por vota dhe shumica ne Parlamentin e Kosoves. Shumica ekziston. Me me shumë se dy te tretat ne Kuvendin e Republikes se Kosoves.
Pra, relaks. E rendesishme eshte se situata u zhbllokua. Tash mbahet seanca e ardhshme parlamentare. Zgjidhet udheheqja e Kuvendit e, pas saj, menjehere Qeveria e Republikes se Kosoves. /Indeksonline/



