Perros Guirec respekton kombëtaren(FOTO)

PUBLIKUAR

Sot ka qenë një ditë e vëçantë për qytetin e Perros Guirec. Në Bashkinë e qytezës që vogël, në Bretange, është organizuar një ceremoni e thjeshtë por shumë kuptimplotë.

Një delegacion zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, i përbërë nga Presidenti Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, trajneri Giovanni De Biasi, kapiteni Lorik Cana dhe drejtues të tjerë, janë pritur nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Perros Guirec, Erven Leon.

I ftuar i veçantë, ishte edhe presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët . Fillimisht ka përshëndetur kryetari i bashkisë së Perros Guirec. Më pas ka folur presidenti Duka. “Ne kemi ardhur për herë të parë në Europian dhe kjo është historia më e bukur e futbollit shqiptar. Qyteza juaj, ku ne kemi qëndruar gjatë kësaj periudhe, është bërë pjesë e historisë tonë. Ne shpresojmë të jemi edhe më gjatë këtu”- theksoi presidenti i FSHF.


Më pas ka përshëndetur edhe Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, i cili ka vlerësuar performancën e Shqipërisë në Europian: ”Ne luajtëm dje, me një skuadër shumë të mirë, e cila tregoi vlera futbolli. Shqipëria bëri një paraqitje të shkëlqyer dhe shpresoj që në ndeshjen e fundit të ecë përpara. Besoj se se ju e keni fituar Europianin tuaj”-theksoi ai.


Pastaj erdhi një moment krejtësisht i veçantë, kur të ftuarit nëpërmjet një torte i uruan trajnerit Gianni De Biasi dhe këngës tradicionale, i uruan 60 vjetorin, trajnerit të kombëtares

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...