Pamjet e grabitjes së marketit, autori me kallashnikov: Do ju vras! (Video)

PUBLIKUAR

“News 24” ka publikuar pamjet e një kamere sigurie pranë marketit në Kamëz, i cili u grabit dje nga dy persona të armatosur.

Në video duket vetëm njëri prej tyre, i cili është i armatosur me kallashnikov. Personi në fjalë është konfliktuar me shitësen I.D. 19 vjeçe gjatë grabitjes.

Ai ka dalë jashtë nga marketi dhe më pas shihet që futet sërish brenda. Burime për “News 24” thonë se ai ka hyrë sërish brenda dhe ka qëlluar me automatik, duke plagosur shitësen.

“Do ju vras të gjithëve”, mësohet se ka thënë grabitësi. Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar dhe arrestuar për ngjarjen.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...