Duhet pasur kujdes me hartimin e statutit të Asociacionit

PUBLIKUAR

Kryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës (AKK), Naim Ismajli ka thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe opinionit të Gjykatës Kushtetutese.

Sipas tij, nëse veprohet në këtë frymë do të kemi një asociacion pa fuqi ekzekutive dhe vendimmarrje politike.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Ismajli ka bërë me dije se AKK-ja është e gatshme për të kontribuar në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se në të ardhmen komunat me shumicë serbe do të shohin se ekzistimi i dy asociacioneve s’do të jetë shumë i rëndësishëm dhe në funksion të pushtetit lokal.

Ismajli beson se me kalimin e kohës do të gjendet një formë që këto dy asociacione të veprojnë si një trupë e vetme.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...