​Francezët bëjnë tifo për Shqipërinë, presidenti i Federatës: Meritonit 1 pikë me ne dhe Zvicrën

PUBLIKUAR

Ende pa kaluar 24 orë nga humbja e kuqezinjve ndaj Francës në minutat e fundit, presidenti i Federatës franceze të futbollit, Nowl Le Grawt, në një intervistë ka vlerësuar kombëtaren shqiptare në debutimin e saj në një Kampionat Evropian.

Madje presidenti Le Grawt ka theksuar se në ndeshjen e fundit në grup, Franca dhe francezët do të bëjnë tifo për Shqipërinë e De Biasit, shkruan TC.

“Të them të drejtën të mërkurën kisha shumë frikë pasi pjesa e parë foli e gjitha për shqiptarët. Ata duhet të jenë krenarë për atë çfarë dhanë në fushën e lojës, pasi meritonin barazim si në ndeshjen ndaj Zvicrës, ashtu edhe në sfidën ndaj nesh. Në sfidën e fundit do të bëj tifo për Shqipërinë, shpresoj që përfaqësuesja të qëndrojë sa më gjatë në këtë Evropian”, tha ai.

Presidenti i federatës ka folur me superlativa edhe për tifozerinë kuqezi, të cilët ndryshe nga shumë tifozë të tjerë, e kanë shijuar vërtetë këtë Evropian.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...