Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se NATO do të vendosë katër batalione të ‘fuqishme’ në Poloni dhe shtetet baltike për të kundërshtuar frikën e “agresionit rus”.
Programi, për të cilin do të bihet dakord nga liderët e NATO-s në samitin e 8-9 korrikut në Varshavë, bën thirrje për baza të përhershme përgjatë kufirit me Rusinë, me rreth 4,000 trupa të përhershme, dhe një shtesë prej 40.000 trupave të NATO-s që mund të vendoseshin në zona lufte brenda disa ditësh.
Planet e NATO-s për të krijuar një forcë të përhershme përgjatë kufirit lindor të Rusisë, janë parë nga Moska si masë e fundit provokuese nga një aleancë perëndimore që i jep përshtypjen e një kthimi të Luftës së Ftohtë, përcjell Telegrafi.


