Rahovec, riaktivizohet shoqata e afaristëve

PUBLIKUAR

rahovec-riaktivizohet-shoqata-e-afarist-euml-ve_hd

Në Komunën e Rahovecit do të riaktivizohet shoqata e afaristëve të komunës, për të larguar problemet nga bizneset e ndryshme. Kjo marrëveshje u arrit në takimin e sotëm mes kryetarit të Komunës se Rahovecit, Idriz Vehapit, dhe afaristëve të kësaj komune.

Sipas Vehapit, gjendja e bizneseve në komunën e Rahovecit, por edhe në tërë vendin është mjaft e vështirë, mirëpo bashkëpunimi më intensiv mund të ndikojë në tejkalimin e situatave të pakëndshme afariste.

Sipas një komunikate për media, Vehapi ka kërkuar që afaristët të ndikojnë në vendimmarrjen komunale përmes këshillave e propozimeve të ndryshme dhe se zotimi i dhënë për lehtësim të taksave për bizneset që punësojnë mbi 5 punëtorë do të jetësohet së shpejti përmes një rregulloreje komunale.

Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Avdullah Kryeziu, tha se është duke u punuar që në vitin 2015 të ketë një rregullore të re për taksa, tarifa, gjoba dhe ngarkesa komunale.

Ndërsa, Mustafë Kryeziu, pronar i kompanisë “Xërxa”, u shpreh se nevoja e ekzistimit të shoqatës së afaristëve është e madhe sepse problemet janë të ngjashme për të gjitha bizneset.

Ismet Bojku, menaxheri i kompanisë “M&Sillosi”, që tashmë operon me pronar të rinj nga kompania “Devolli Grup”, tha se ndryshimet e pronësisë janë pritur mirë nga banorët e Rahovecit dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi me organet komunale do të jetë i frytshëm. /Telegrafi/ 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...