Lëvizja BESA kërkon që të përfshihen në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në vend

PUBLIKUAR

Përmes një komunikate, Lëvizja BESA kërkon që të përfshihen në bisedimet për zgjidhjen e krizës politike në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në komunikatën e BESËS thuhet:

„Tash kur po ringrihen bisedimet mes katër partive, përsëri në rezidencën e BE-së në Përzhinë, Lëvizja BESA konsideron se është jo vetëm e pakuptimtë dhe e kotë, por edhe dështim, që këto bisedime të vazhdojnë vetëm me ata që ishin shkaktarët e sabotimit dhe dështimit të marrëveshjes së arritur më 2 qershor vitin e kaluar. Është iluzore të besohet se ata që një herë janë dëshmuar me veprimin e tyre për t’i shkelur marrëveshjet, se tash janë mbushur mend dhe do të veprojnë ndryshe.

Ne jemi të bindur se cilado marrëveshje që arrihet në aso formati, përveç që jemi të sigurt se do ta ketë fatin e njëjtë si e para, ajo do të dënohet me mosnjohje edhe nga opozita shqiptare, e cila nuk është e përfaqësuar në këto bisedime. Kur dihet mirëfilli se pas 9 majit kanë ndryshuar rrethanat dhe se me hulumtimet e fundit të opinionit publik lider i opozitës shqiptare është Lëvizja BESA, injorimi i saj është njëherazi sabotim edhe i secilës marrëveshje të arritur.

Për këtë arsye BESA kërkon që detyrimisht të jetë e përfshirë në këto bisedime, jo vetëm për arsyen se ajo e përfaqëson shumicën e opozitës shqiptare, por edhe për arsyen se ne kemi platformë për zgjidhjen e kësaj krize, e cila mund të jetë ndihmesë e rëndësishme në tejkalimin e saj.“/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...