Papa Françesku refuzon donacionin – në shumë përfshihej edhe numri 666! (Foto)

PUBLIKUAR

Marrëdhënia e ftohtë mes dy argjentinasve më të shquar të botës duket se ka marrë një kthesë për të keq, pasi u zbulua se Papa Françesku ka refuzuar një donacion bamirësie nga qeveria e presidentit Mauricio Macri – të paktën pjesërisht – për shkak se shuma e përfshinë shifrën 666, që konsiderohet si “Numri i Djallit”.

Më parë këtë muaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti i qendrës së djathtë ka bërë një donacion që arrin 16,666,000 pesos (pak nën 1.2 milion dollarë) nga qeveria argjentinase për fondacionin arsimor Scholas Occurentes, e cila është mbështetur nga Papa dhe është i bazuar në një organizatë të ngjashme, të themeluar nga Françesku kur ai ishte kardinal i Buenos Aires.

Dy javë më parë, Papa kryesoi një ngjarje në Romë në të cilën u dhanë mirënjohje për të famshmit e Hollivudit: George Clooney, Salma Hayek dhe Richard Gere, të cilët kanë rënë dakord për të qenë ambasadorë për bamirësi. Menjëherë pas kësaj, Macri ka bërë donacionin.

Por sipas Vatican Insider – një botim i specializuar në çështjet papale të botuara nga gazeta italiane La Stampa – Françesku u ka shkruar degës argjentinase të fondacionit, duke u kërkuar atyre për kthimin e parave.

Në një postcript, ai shkroi: “Nuk më pëlqen 666”.

papa macri

Papa Françeskun, i cili ka mbështetur gjatë kauzat progresive në Argjentinë, dhe presidentin e qendrës së djathtë Macri shpesh e kemi gjetur në anë të ndryshme të debatit politik.

Por, siç shkruajnë më tej mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Papa është raportuar të ketë qenë veçanërisht i irrituar kur mediat argjentinase e kishin paraqitur donacionin e presidentit si një shenjë se marrëdhëniet mes dy liderëve janë përmirësuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...