Frikë në Francë e Belgjikë: Po vijnë terroristët

PUBLIKUAR

Disa luftëtarë të ISIS janë larguar nga Siria rreth 10 ditë më parë dhe po i drejtohen Europës.

Alarmi vjen nga njësia anti-terror në Belgjikë, e cila ua ka shpërndarë njoftimin të gjitha shërbimeve të sigurisë në vend.

Xhihadistët dyshohet se do të udhëtojnë përmes Turqisë dhe Greqisë me barka dhe do të ndahen në dy grupe, një në Belgjikë dhe një tjetër në Francë, me qëllim kryerjen e atentateve terroriste në të dy vendet.

Mediat belge të cilat raportuan lajmin, shkruajnë se rreziku është konkret dhe se këta persona janë të pajisur me armatimin e nevojshëm.

Gjithsesi, niveli i sigurisë do të qëndrojë në atë aktual, numër 3, përcjell opinion.al.

Një ditë më parë në Francë u arrestuan tre persona që kishin lidhje me vrasësin e çiftit të policëve, Larossi Abballa, 25-vjeçari që i kishte shprehur besnikëri Shtetit Islamik.

Prokurori i Parisit tha të martën, se terroristi francez ishte urdhëruar nga ISIS të godiste të pafetë.

Pranë trupit të tij, policia gjeti një listë me shënjestra të mundshme, ku bënin pjesë policë të tjerë, gazetarë e artistë.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...