Duke kërkuar burg për Pistorius, babai i Reeva-s shpërthen në lot (Video)

PUBLIKUAR

I ati i Reeva Steenkamp, e cila u vra brutalisht nga atleti para-olimpik nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius, ka qarë derisa po dëshmonte në gjyq.

Barry Steenkamp (73) ka thënë se Pistorius duhet të vuajë për atë që e ka bërë, përcjell Telegrafi.

Ai i përlotur u ka bërë lutje gjykatësve që botës tua tregojnë imazhet e vrasjes së Reeva, në mënyrë që ata të shohin se çfarë kishte bërë Pistorius.

“Dua që bota të sheh dhimbjen që na ka shkaktuar”, ka thënë Barry me lot.

“Mendoj rreth saj çdo ditë, në mëngjes, mesditë e mbrëmje… Të gjithë thonë se gruaja ime është më e ftohtë, por ajo vuan. Njëjtë sikurse unë, gjatë gjithë kohës. Ndoshta ajo është më e fortë, por unë e dëgjoj duke qarë, gjatë natës”, rrëfen babai i manekines.

Edhe pse, siç tha ai, ai dhe gruaja e tij e kanë falur Pistorius, ata duan ta shohin atë pas hekurave.

“Nuk është patjetër dënimi maksimal. Por Oskar duhet të paguajë për atë që ai e bëri”, ka thënë Barry Stenkamp dhe shtoi se çdo ditë rikujton ditën kur ai humbi vajzën e tij.

“Më kujtohet kur gruaja më thirri dhe më tha se duhet të vija menjëherë në shtëpi. Vozisja… tentoja të kuptoja se çfarë më tha ajo në telefon. Ajo më tha se Reeva kishte vdekur. Jetët tona u ndryshuan totalisht që nga ajo kohë. Flas me të çdo ditë. Njerëzit më thonë se pas një viti apo dy, do të jetë më e lehtë, por jo. Çdo gjë ka ndryshuar. Asgjë nuk është e njëjtë më”, ka thënë i tronditur Stenkamp.

Rikujtojmë, atleti paraolimpik i Afrikës së Jugut vrau të dashurën e tij Reeva Stinkamp, më 14 shkurt 2013, për shkak se, siç tha ai, ai besonte se ishte një hajdut. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raporti i BE-së: Kosova s’ka shënuar progres në fushën e kontrollit financiar, rekomandimet e vitit të kaluar s’u adresuan

Kosova nuk ka shënuar ndonjë progres në fushën e kontrollit financiar, thotë raporti i...

​Haxhiu viziton familjen e Arlinda Zekajt, kërkon bashkëpunim me Komisionin Hetimor Parlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar të mërkurën familjen e Arlinda...

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e...