Orlando, aligatori e tërheqë një djalë në ujë, fillojnë kërkimet

PUBLIKUAR

Kanë filluar kërkimet për një 2 vjeçar i cili është sulmuar nga një aligator duke e tërhequr fëmijën zvarrë në ujin e një liqeni brenda hapësirës së një hoteli në Orlando të Floridas, njoftojnë autoritetet amerikane.

Incidenti ka ndodhur derisa familja ishte me pushime në hotelin që është pronë e “Disney”.

Djaloshi “kishte zgjatur këmbët në buzë të liqenit në kohën kur aligatori e ka sulmuar”, thotë Shefi i policisë i zonës, Jerry Demings, transmeton CNN.

Pasi aligatori e ka kapur djalin, babai është hedhur në ujë dhe është munduar që t’ia heq djalin nga goja e kafshës, por nuk kishte arritur ta shpëtoj atë, thotë më tej, Demings.

Shefi i policisë ka thënë se deri më tash nuk kanë pasur asnjëherë incidente të tilla në këtë zonë, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...