Tifozët e Unitedit kërkojnë kthimin e Nanit

PUBLIKUAR

Tifozët e Manchester Unitedit kanë nisur t’i bëjnë thirrje Jose Mourinhos që ta rikthejë Luis Nanin, pas golit që ai shënoi në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Islandës.

Anësori pritet të largohet nga Turqia, ndërsa një nga destinacionet e mundshme është Old Traffordi.

Ish-lojtari i Djajve të Kuq realizoi në minutën e 31-të në ndeshjen që përfundoi baras (1-1) në Stade Geoffroy-Guichard.

Dhe në rrjetet sociale kanë nisur kërkesat drejt Mourinhos për kthimin e 29-vjeçarit që luan për Fenerbahcen.

Unitedi do të ketë konkurrencë të fortë për Nanin, duke qenë se janë të interesuar edhe klubet tjera. Madje është raportuar se lojtari ka arritur marrëveshje personale me Interin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...