Mospajtime për kompetencat e EULEX-it

PUBLIKUAR

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian, gjatë gjithë ditës së djeshme, nuk kanë gjetur konsensus rreth kompetencave që do t’i ketë EULEX-i gjatë dy viteve të ardhshme. Megjithatë, dy palët janë pajtuar që këtij misioni t’i vazhdohet mandati deri më 2018. BE-ja ka ndarë edhe buxhet për misionin në Kosovë

Nëse ligjvënësit kosovarë nuk arrijnë që me dy të tretat e votave t’ia vazhdojnë mandatin EULEX-it (Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit) edhe për dy vjetët e ardhshëm, atëherë ky mision i BE-së nga dita e nesërme do të mbetet pa kompetenca juridike dhe pa të drejtë të marrë vendime gjyqësore, shkruan “Zëri”.

Kjo për faktin se EULEX-it i skadon mandati ligjor në mesnatë, ndërsa institucionet e vendit gjatë gjithë ditës së djeshme kanë negociuar me zyrtarët e BE-së, se si do të duket ky mision në të ardhmen.

Mospajtimet kanë ndodhur pasi Qeveria e Kosovës pretendonte t’ia shkurtojë kompetencat këtij misioni, ndërsa përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar kompetenca të njëjta.

Pasditen e së martës institucionet e Bashkimit Evropian kanë marrë vendim për vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe në këtë formë i është hapur rruga përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, për t’iu përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në letrën në të cilën ky i fundit shprehte gatishmërinë e institucioneve të vendit për t’ia vazhduar mandatin EULEX-it edhe për dy vjet të tjera.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...