Ditën kërkojnë lëmoshë, natën vozisin Mercedes

PUBLIKUAR

dit-euml-n-k-euml-rkojn-euml-l-euml-mosh-euml-nat-euml-n-vozisin-mercedes_hd

Në mediat e Bosnje-Hercegovinës ankohen edhe ata që gjatë ditës shndërrohen në femra të moshuara dhe të varfra, ndërsa natën ulen në makinat e tyre luksoze.

Metropolin e Bosnjës, Sarajevën po e ngulfasin ‘lypsat’, dhe siç shkruajnë mediat vendore, këta lëmoshë-kërkues në mënyrë të veçantë po u shkaktojnë probleme, sidomos turistëve gjatë kohës së verës kur qytetin e vizitojnë një numër i madh i tyre.

“Vetëm se e përshëndeta një turist të huaj, papritmas nga askund na rrethuan disa lypës. Kërkonin që tu japim ndonjë qindarkë. Kjo situatë është bërë e padurueshme dhe krijon një imazh negativ të Sarajevës”,tha Boris Sertiq.

Sipas tij, më së shumti lypsa mund t’i takosh nëpër pjesë të vjetra të qytetit, sepse ato i vizitojnë më së shumti turistët, kryesisht të huajt, transmeton Telegrafi.

Sertiq, theksoi se situata ekonomike me të vërtetë është e keqe, por ka institucione përkatëse që duhet të adresohen këto probleme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...