KF.Ulpiana, ska para as për gurabija (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

timthumb

Një javë pas Superligës, në fundjavë fillon sezoni i ri edhe në Ligën e Parë të Kosovës. Nëse klubet elitare kanë probleme financiare, çka të themi ato të kategorisë së dytë të futbollit në vend.

Pjesa dërrmuese e klubeve të Ligës së Parë gjenden në krizë të thellë financiare, sa që nuk kanë para as për obligimet elementare, pagesën e rrogave për futbollistët e tyre.

Sponsorët janë “trembur” nga kjo kategori, ndërsa shpresa e vetme është te Komuna përkatëse.

Ulpiana, për shembull, në vitin e fundit ka marrë aq pak para nga Kuvendi Komunal i Lipjanit, sa që me to nuk mund t’i kryejë as shpenzimet për ushqim të lojtarëve dhe stafit teknik, të cilat duhet të kryhen para çdo loje.

“Komuna na ka dhënë vetëm 1200 euro. Me ato para, nuk mund t’iu blejmë as gurabija lojtarëve, e as rekuizita bile, e lëre më të kryejmë punë të tjera”, thotë për “Zërin” Besim Rrustemi, drejtor i Ulpianës.

Punët, kurrë më keq

Ulpiana po e vuan mungesën e interesimit për të investuar në këtë klub. Klubi nga Lipjani nuk i ka pasur kurrë më keq punët, ndërsa do të mundohet ta kryejë sezonin ashtu si të mundet.

“Sivjet i kemi punët shumë keq. Gjatë gjashtë vjetëve sa jam te Ulpiana, asnjëherë më keq nuk kemi qenë. Nuk kemi para t’i paguajmë lojtarët, por do të mundohemi t’i heqim vetëm shpenzimet që duhet t’i kryejmë, deshëm s’deshëm”, rrëfen ai.

“Do të mundohemi ta kryejmë këtë sezon si të mundemi. Shpresojmë të rregullohen gjërat, pasi më keq nuk ka ku shkon më”, shton Rrustemi.

Obligime sa të duash

Paratë që ia ndan Komuna, Ulpianës nuk i dalin as në dhëmbë. Ky klub, për ta evituar falimentimin, duhet të kërkojë dhe të shpresojë që të bëhet i gjallë ndonjë sponsor, përndryshe punët do të përkeqësohen. Obligime në Ligën e Parë ka sa të duash, e paratë nuk janë kurrkund.

“Nën 15 mijë euro, nuk mund ta kryesh vitin, pa i llogaritur rrogat, pasi ka shpenzime të mëdha për referim, ushqim, udhëtim etj., 300 euro po duhet t’i paguajmë referët çdo dy javë. I kanë shtrenjtuar”, vijoi ai.

“Katastrofë humanitare” në Ligën e Parë

Ulpiana nuk është ekipi i vetëm që po e vuan sindromën e “katastrofës humanitare”. Pothuajse secili ekip gjendet në gjendje të mjerueshme financiare. Drejtuesit e klubeve të këtij rangu të garave tregojnë për “Zërin” se sivjet nuk kanë mundësi t’ua sigurojnë as rrogat lojtarëve, e lëre më të mendohet për ndonjë “luks” tjetër.

Me këtë rast, futbollistët merren me futboll vetëm nga dëshira dhe pasioni për këtë sport, pasi para nga ai nuk marrin, fatkeqësisht.

E klubet e kësaj kategorie vazhdojnë të shuhen çdo vit. Të shohim se cili është i radhës…

2-1408631275

3-1408631318

1-1408631235

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...