Fotot që prekën të gjithë: Gjyshi dhe nipi të operuar në zemër, disa herë (Foto,+18)

PUBLIKUAR

Një fotografi e fuqishme bardhë e zi e cila tregon gjyshin dhe nipin e tij 11-muajsh ka prekur njerëzit në gjithë botën.

Fotografia e bërë nga një fotograf me bazë në Alabama, Sunshine Moody, ka kapur Allen Halstead dhe nipin e tij Kolbie Gregware, duke u ballafaquar me dhimbjet e tyre pas një operacioni në zemër, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, dyshja kanë kaluar përmes operacioneve të shumëfishta në zemër të hapur.

“Babai im ka pasur dy operacione të hapura në zemër, 18 stenta, stimulues kardiak, deflator, sëmundje të arterieve, diabet, sulme në zemër”, ka shkruar në Facebook, Brandy Gregware, nëna e Kolbie.

“Së fundmi, atij i kishin vendosur një ilaç i cili i ndihmon zemrës së tij që të punojë pak më mirë. Pasi ilaçi nuk mund të jetë më efektiv, do të duhej të përshëndeteshim përgjithmonë me të”, ka shtuar ajo.

Kolbie nga ana tjetër, kishte operacionin e tij të parë në zemër të hapur, kur ai ishte vetëm katër muajsh, pasi u lind me një defekt në zemër, stenozë venoze pulmonare, hipertension pulmonar, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të veshkave dhe sindromën Down. /Telegrafi/

111

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...