Grabovci: Kufiri me Malin e Zi është zhvendosur pesë kilometra në brendi të Kosovës (Video)

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, e pranon që Marrëveshja për Demarkacionin, mes Kosovës dhe Malit të Zi, e lidhur në gusht të vitit të shkuar nuk është në rregull.

Duke folur për Info Box të RTV Dukagjinit, Grabovci tha se historikisht kufiri ka qenë te Kulla e Zhlepit, kurse me versionin aktual të cilin e ka nxjerr Komisioni shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në brendi të Kosovës.

“E di ku ka qenë zona kufitare edhe në kohën e luftës ku kemi has. Zona e mëhershme kufitare është në shpërpushje me versionin e Murat Mehës. Historikisht dihet se kufiri ka qenë në Kullë dhe diku pesë apo gjashte kilometra është tërhequr prapa në brendi të Kosovës”, ka thënë Grabovci, transmeton Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...