Kuvendarët e Lipjanit përvetësojnë laptopët e Komunës

PUBLIKUAR

komuna-lipjan

Kuvendi i Lipjanit para dy vjetësh e kishte nxjerrë një vendim, i cili ishte votuar nga të gjithë kuvendarët që laptopët e blerë me para të taksapaguesve të kësaj komune të mos mbesin si asete të Komunës.

Ky votim qysh atëherë, sipas vlerësimeve, po çonte në përvetësimin e jashtëligjshëm të aseteve komunale nga ana e këshilltarëve të KK-së. Asokohe kishte plasur edhe një presion publik nga shoqëria civile në këtë komunë për një veprim e votim jo të mirë nga ata që do të duhej të mbronin interesat e qytetarëve.

E presioni ishte rritur edhe menjëherë pas zgjedhjeve të fundit lokale. Përbërja e re e KK-së pas zgjedhjeve përjashtonte shumë këshilltarë nga kuvendi, ndërsa asnjë prej tyre me gjithë thirrjet publike nuk ishte kujdesur që laptopin ta kthente në objektin komunal./Koha Ditore/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...