Këta janë zyrtarët e Drenasit për të cilët Prokuroria ngriti aktakuzë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tre zyrtarëve të Komunës së Drenasit, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe një të pandehuri për vepër penale në formë të ndihmës në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar.

Gazeta Express merr vesh se bëhet fjalë për drejtoreshën e shërbimeve publike Hyrije Xhemajli dhe dy zyrtarët e tjerë të komunës së Drenasit, Shyqeri Bublaku dhe Vehbi Jashari.

Katër muaj më parë, në shkurt të vitit 2016, këta të tre ishin arrestuar, por më pas ishin liruar, në mungesë të provave.

Prokuroria themelore në Prishtinë po ashtu ka ngritur aktakuzë ndaj N.B, pronar i një kompanie private, Tre zyrtarët dhe pronari dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni “Fort” për fikjen e zjarrit në komunën e Drenasit, me ç’rast firmës private të të pandehurit N.B. ia kanë paguar shumën e parave në vlerë prej 110.000 mijë euro, ndërsa pas ekzaminimit të kamionit është vërejtur se i njëjti nuk i plotëson kriteret sipas kontratës.

Policia e Kosovës më 23 shkurt kishte arrestuar këta tre zyrtarë të Komunës së Drenasit për keqpërdorim detyre, por vetëm tri ditë më pas, gjykatësi paraprak kishte hedhur poshtë vendimin e prokurorit dhe kishte liruar të tre zyrtarët komunalë, në mungesë të provave.

Në komunikatën për media nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, thuhet se prokurorja e rastit ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit./gazetaexpress.com/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...