Për një muaj do të dihet sa është dëmi nga “Laramanët”

PUBLIKUAR

Shteti fillon procedurë për vlerësim të dëmeve të të mirave publike të shkaktuara nga individë të cilët protestojnë në suaza të “Revolucionit Laraman” informojnë nga Qeveria, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave të organeve kompetente, në vlerësim janë përfshirë të gjithë objektet e dëmtuar, ai i Kuvendit dhe i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Porta “Maqedonia”, objektet e Ministrisë së drejtësisë dhe Kulturës, Drejtoria për të ardhura publike, Agjencia për media, Agjencia për punësim, një numër më i madh përmendoresh, sheshesh si dhe objektet e komunës së Manastirit, Prilepit.
Nga qeveria shtojnë se për disa objekte, Byroja për ekspertizë tashmë ka bërë ekspertiza me kërkesë të vetë subjekteve.

“Qeveria në seancën e saj e ka obliguar Byronë për ekspertizë gjyqësore që në afat prej 30 ditësh të bëjë vlerësim të dëmeve” ka thënë për Vest, Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënësi i Qeverisë./

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...