Shqiptari nga Maqedonia humb 670 euro, befasia i vjen nga Policia (Foto)

PUBLIKUAR

Një qytetari nga Maqedonia, i ka ndodhur një ngjarje interesante, për të thënë më mirë një befasi.

Dhe kjo befasi, shqiptarit nga Maqedonia i kishte ardhur nga Policia e Kosovës, përcjell Telegrafi.

Shahadin Nuhi, ka bërë të ditur se gjatë kalimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, në pikën kufitare në Han të Elezit, i ka rënë një sasi e të hollave, të cilat i kishte gjetur policia kufitare dhe ia ka dorëzuar atij.

Siç ka bërë të ditur Nuhi, bëhej fjalë për një shumë prej 670 eurosh.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, përmes faqes së saj në Facebook. /Telegrafi/

f111

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...