Një thënie e Profetit Muhamed në kapelën e diplomimit të vajzës së Obamas (Foto)

PUBLIKUAR

Gjatë ceremonisë së diplomimit në shkollën e lartë, e bija e Presidentit së SHBA Barack Obama, Malia Obama, kishte mbajtur një kapelë të diplomimit, në të cilën ishte shkruar një hadith i Profetit Muhamed.

Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, bëhet fjalë për një thënie të profetit ku thuhet: “Edukimi është gjëja më e mirë që një baba mund t’i jep fëmijës së tij. Profeti Muhamed”.

Pas ceremonisë thuhet se Barack Obama e kishte dërguar familjen e tij për drekë në një restorant në Georgetown.

Presidenti amerikan kishte thënë se i druhej asaj dite dhe se do të mbante syze dielli në mënyrë që të fshihte lotët në këtë ceremoni. /Telegrafi/

obama-post-1-1

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...