Vazhdon programi stërvitor i Kombëtares

PUBLIKUAR

Kombëtarja Shqiptare ka hyrë në fazën kulminante të përgatitjeve në kuadër të ndeshjes kundër Francës.

Djemtë e drejtuar nga Gianni De Biasi zbritën në fushën e qendrës stërvitore në Perros Guirec të hënën paraqite për seancën e parë stërvitore. Ishte parashikuar që skuadra të zbriste në fushë në orën 10:00 të paradites, por trajneri De Biasi dhe lojtarët zbritën në fushën e blertë me 30 minuta vonesë.

Fillimisht, skuadra iu nënshtrua disa ushtrimeve të lehta fizike. Trajneri qëndroi në çdo moment pranë lojtarëve duke vëzhguar çdo detaj në prag të ndeshjes vendimtare kundër Francës, transmeton Supersport.

Italiani u shfaq në humor dhe nuk i kurseu batutat ndaj lojtarëve, ndërsa Lorik Cana ishte lojtari që si gjithmonë u duk më i karikuar, edhe pse nuk do të zbresë në “Velodrome” për shkak të kartonit të kuq të marrë kundër Zvicrës.

Pjesa tjetër e skuadrës ishte e plotë me përjashtim të mesfushorit Ergys Kaçe, i cili u stërvit i diferencuar. Nga stafi i kombëtares nuk jepet asnjë informacion rreth gjendjes së mesfushorit që pritet të luajë titullar në Marsejës.

Seanca e paradites do të shoqërohet edhe nga ajo e pasdites në orën 17:30 për t’u dhënë fund përgatitjeve në Perros Guirec, pasi të martën në orën 11:00 skuadra do të niset drejt Marsejës për takimin e të mërkurës në mbrëmje.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...