Digjen 11 mësues, lëndohen rëndë katër të tjerë

PUBLIKUAR

Në një autostradë në Tajlandë, është rrotulluar një minibus i cili pastaj kaplohet nga flakët. Për pasojë, 11 mësues kanë vdekur, kurse katër të tjerë kanë marrë lëndime të rënda dhe po trajtohen në një spital në Bangkok.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar rastin, duke shtuar se tre nga mësimdhënësit janë djegur të gjallë, në pamundësi të dalin nga makina transportuese, transmeton Telegrafi.

Mësohet se shoferi e ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht për një mur, pasi i ka plasur njëra nga gomat pasi lëvizte me shpejtësi mjaft të lartë.

Udhëtarët tjerë, shumica prej tyre mësues nga një shkollë në periferi që po ktheheshin në shtëpi, kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Autoritete e sigurisë kanë kërkuar hetime të hollësishme, lidhur me rastin që shkaktoi pasoja fatale.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...