Wenger çmendet pas Hysajt, niset mega oferta drejt Napolit

PUBLIKUAR

Arsenali do të bëjë hapa konkret për transferimin e anësorit të Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Lojtari i cili luan aktualisht për Napolin, i pëlqen shumë menaxherit Arsene Wenger.

Mediat angleze raportojnë se në këtë ka kontribouar edhe Granit Xhaka, i cili ka lëvduar cilësitë e futbollistit, shkruan Telegrafi.

Wenger e ka përcjellë Hysajn në 12 muajt e fundit dhe paraqitjet e tij fenomenale tashmë po kurorëzohen me një interesim konkret.

Vendimtare ishte paraqitja prej kolosi të Hysajt ndaj Zvicrës, i cili vet mbajti dy pozita dhe nuk i la të lëvizte zviceranët.

15 milionë euro është shuma që ka bërë gati Wenger dhe pritet që ajo ta bindë Napolin.

Hysaj shihet si zëvëndësues ideal i Hector Bellerin, i cili do të kalojë te Barcelona.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...