Dhuna në Stade Velodrome, UEFA fillon hetimet (Video)

PUBLIKUAR

E shtuna ka qenë një ditë e trazuar për tifozët anglezë e rusë në Marsejë të Francës, aty ku u zhvillua edhe ndeshja mes Anglisë dhe Rusisë e përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Disa prej anglezëve u dërguan në spital pas një serie përplasjesh mes huliganësh.

Dhuna shpërtheu mes tifozëve të Anglisë, mes tyre dhe mbështetësve rivalë të Rusisë, por edhe me policinë dhe ka pllakosur qytetin portual të Marsejës për 3 ditë me radhë. Përplasje ka pasur në stadium edhe pas barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë për grupin B të Europianit, teksa pamjet treguan tifozët rusë të shkonin drejt atyre anglezë.

Policia franceze bëri të ditur se një britanik ishte plagosur rëndë gjatë përplasjeve përpara sfidës. Ndërkohë, dëshmitarë bënë të ditur se trazirat në stadium nisën për shkak të hedhjes së flakadanëve mes tifozëve rivalë, teksa rusët u ngjitën nëpër barrierat e vendosura për t’i mbajtur tifozët të ndarë, transmeton tch.

Ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko deklaroi mëngjesin e kësaj të diele se “presin të marrin një gjobë të majme nga UEFA dhe kjo është mëse e kuptueshme. Ne jemi sjellë në mënyrë të gabuar”, deklaroi ai për agjencinë e lajmeve “R-Sport”. Por, ai shtoi gjithashtu se “nuanca të shumta” i janë dhënë ngjarjeve të dhunshme, ndaj dhe zyrtarët rusë do të nisin hetimet e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...