Vazhdojnë arrestimet e trafikantëve të refugjatëve

PUBLIKUAR

Policia greke ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, i cili akuzohet për trafikim të refugjatëve nga Greqia, në drejim të BE-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

30 vjeçari, ndaj të cilit ka një fletëarrest nga Interpoli i Maqedonisë, është kapur dhe arrestuar në rrethinën e Seresit, në Greqi.

Sipas fletëarrestit, ky shtetas ngarkohet me pjesëmarrje në rrejt organizate, e cila ka transportuar refugjatë deri në Gjevgjeli, në mënyrë joligjore, pra nga kufiri greko-maqedonas, në drejtim të Serbisë, nga janari deri në tetor të vitit 2014.

I arrestuari do të përgjigjet para prokurorisë së Selanikut, ku duhet të përcaktohet procedura për ekstradimin e tij në Maqedoni.

Sipas të dhënave të Interpolit dhe Europolit, në vitin 2015, trafikantët e refugjatëve kanë fituar mbi 5 miliard dollarë.

SHIKO MË SHUMË

Rama thotë se është i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e...

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...