Maqedoni, mbi 40 mijë persona me arsim të lartë janë të papunë

PUBLIKUAR

Shkalla e papunësisë në vend është 24.5 përqind për tremujorin e parë të këtij viti, njofton Enti shtetëror për statistikë-Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Numri i të papunëve arrijnë në 231,386 persona. Shkalla e punësimit është 42.6 përqind dhe numri i të punësuarve është 714,435 persona.

Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve të 697.248 persona ose 60.1 përqind janë burra, kurse gra janë 39.9 përqind.

Në mesin e të punësuarve ka përqindja të lartë gjithashtu edhe te meshkujt, 66.3 përqind kurse 33.7 është përqindja e grave në listën e agjencisë së punësimit.

Sipas moshës, shkalla e lartë e papunësisë është në mes 25 dhe 49 vjet.

Shumica e të papunëve kanë arsim të mesëm (106,732), me arsim fillor janë 57.793 të papunë, me arsim të lartë 42,956, kurse me shkollë të mesme tre vjeçare janë 15.793.

Të papunë me arsim të mesëm jo të plotë ka  3,859, me arsim të lartë 2.276 dhe janë regjistruar 1.908 se janë fare pa arsim dhe kërkojnë punë.

Statistikat tregojnë se më shumë punëson industria e prodhimit, në të cilën punojnë 136,381 njerëz, sektori bujqësore që kap shifrën e 120,921 njerëz dhe 101,422 qytetarë punojnë me tregti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...