Paris Saint-Germain është duke u përgatitur të ofrojë 153 milionë euro për yllin e Barcelonës, Neymarin.
Sipas Daily Mail, kampionët e Francës duhet të zëvendësojnë Zlatan Ibrahimovic dhe ka fjalë që Edison Cavani mund të largohet tek Atletico Madrit.
Nëqoftëse PSG arrin të blejë Neymar, atëherë do të ishte transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit deri tani. Pasi dhe Cristiano Ranaldo që për momentin është lojtari që fiton më shumë i ka kushtuar Real Madrit vetëm 50 milionë euro për transferimin e tij.
Neymar fiton 77 000 paund në javë tek Barcelona. Mendohet që PSG do t’i ofrojë më shumë sulmuesit, prandaj Neymar mund t’a shohë PSG si destinacionin e tij të ardhshëm.
Agjenti i Neymar, Wagner Ribeiro ka pranuar që mund të ketë një lëvizje nëqoftëse PSG arrin të paguajë shumën për transferimin e Neymar. /shqiperiaime.al


