Prokuroria ka konstatuar se personat që janë marrë me pajisjen e përgjimit të ardhur nga Italia nuk kanë qenë të pajisur me certifikatë sigurie.
Sipas ligjit, certifikata jepet nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar në Kryeministri, por duket se kjo zyrë nuk ishte informuar fare për ardhjen e pajisjes në vendin tonë.
Referuar ligjeve në fuqi, Prokuroria thotë se “Policia e Shtetit duhej të ishte konsultuar paraprakisht për përdorimin e kësaj pajisjeje me Prokurorin e Përgjithshëm si autoriteti qendror dhe i vetëm i përgjimit dhe me Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në mënyrë që qëndrimi i kësaj pajisjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë të kishte përkufizim ligjor dhe transparent për qëllimet e përdorimit dhe mundësitë teknike të saj, raporton Panorama.


