Stadiumi në Lens gati, fusha gati – a jeni gati për fitore? (Video/Foto)

PUBLIKUAR

Stadiumi në Lens ku do të përballet Shqipëria me Zvicrën, është deklaruar plotësisht i përgatitur një ditë para zhvillimit të këtij dueli.

Zvicra dhe Shqipëria do të përballen në duelin e parë të tyre në Euro 2016 në kuadër të Grupit A.

Skuadrat kanë zhvilluar stërvitjet e fundit, por edhe në Lens janë kryer të gjitha përgatitjet, shkruan Telegrafi.

UEFA ka konfirmuar se fusha në Lens është e përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa edhe stadiumi ka bërë të gjitha përgatitjet për të pritur tifozët.

Lensi do të jetë i stërmbushur me shqiptarë që do të udhëtojnë nga të katër anët e Evropës dhe botës, teksa edhe stadiumi pritet të jetë më shumë me shqiptarë se sa zvicranë e kombësi të tjera.

Gjithçka është gati, vetëm që edhe të marrim fitoren në ndeshjen e parë që do të na kualifikonte në fazën tjetër të evropianit. Endërr për të gjithë… /Telegrafi/

lens 1

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...