Kaçe tregon rrugën që duhet të ndjek Shqipëria që të ketë sukses në europian

PUBLIKUAR

Ergys Kaçe mund të jetë njëri nga lojtarët e fundit të cilët i janë bashkuar kombëtares shqiptare në përgatitjet për Europianin, pas impenjimeve me skuadrën e PAOK-ut në ndeshjet e “play-off”, por mesfushori thotë se është në formë të mirë dhe gati për të ndihmuar skuadrën.

Në sfidën e fundit miqësore ndaj Ukrainës, Kaçe e nisi ndeshjen si titullar, por një të tillë nuk e ka të sigurt për sfidën ndaj Zvicrës. Por, Kaçe thotë se po punon maksimalisht dhe se do të respektojë vendimet e trajnerit.

“Ndjehem mirë fizikisht, nuk kam asnjë problem. Sa i përket formacioni ajo është një ekskluzivitet i trajnerit. Ai do të vendos se kush do të luajë. Ne jemi 23 lojtarë dhe e dimë që jo të gjithë do të luajmë. Mendoj se për aq minuta sa do të jem do të ndihmoj skuadrën”, u shpreh Kaçe.

I pyetur për gjasat e Shqipërisë në këtë kompeticion, Kaçe mendon se nëse kombëtaren luan në të njëjtën mënyrë sikurse kemi bërë gjatë kualifikuesve, atëherë mund të kalojmë grupet, transmeton TCH.

“Tashmë e kemi dëshmuar se jemi një skuadër e mirë. Të tre kundërshtarët janë shumë të fortë, por nëse do të luajmë si grup, ashtu siç kemi bërë gjatë kualifikueseve, atëherë mund të bëjmë gjëra të mëdha”, u shpreh Kaçe.

Për 23-vjeçarin ky Europian mund të jetë një shtysë që të ndryshojë skuadër sezonin e ardhshëm, fakt të cilin ai nuk e mohon.

“Europiani është një kompeticion i madh dhe mund të ndryshojë shumëçka në karrierën e një futbollisti. Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time, nuk e di nëse do te jem te PAOK-u sezonin e ardhshëm apo jo”, tha ai.

Mesfushori zgjodhi Shqipërinë para Greqisë para 3 vitesh dhe thotë se ndihet i lumtur për zgjedhjen, pasi është bërë pjesë e historisë me kualifikimin për herë të parë të kombëtares sonë në Europian.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...