Refugjatët ia vënë flakën kampit në Dusseldorf, pasi nuk u është lejuar “telalli” për Ramazan (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Kampi i refugjatë në Dusseldorf raportohet se është shkatërruar plotësisht, kurse sipas medieve gjermane, këtë gjë e kanë bërë refugjatët e pakënaqur të cilëve nuk u është lejuar të angazhojnë një person i cili do ti zgjonte besimtarët mysliman për syfyr.

Ky kamp që shërbente si shtëpi për 280 refugjatë është shkatërruar tërësisht nga zjarri, kurse shërbimet mjekësore janë detyruar të ndihmojnë një grup prej 25 personave të cilët kishin simptoma të helmimit me monoksid karboni, transmeton Telegrafi.

Pretendohet se zjarri është shkaktuar, pasi dyshekët për fjetje janë lyer me gaz të shkrepëseve ku më pas u është vënë flaka.

Sipas të përditshmeve gjermane, dy marokenë kanë pohuar personeli i sigurisë nga Irani kishin refuzuar të zgjojnë besimtarët për syfyr gjatë Ramazanit, dhe besohet se kjo ishte arsyeja që shkaktoi zjarrin.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se ka pasur tensione mes njerëzve të feve të ndryshme, në kampin e refugjatëve që kontrollohet nga Kryqi i Kuq. /Telegrafi/

Ramazani 2

Ramazani 3

Ramazani 4

Ramazani 5

SHIKO MË SHUMË

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet...

“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot,...