Brazili rikonfirmohet si pretendent (Video)

PUBLIKUAR

Brazili ka shpartalluar në ndeshjen e dytë të grupit Haitin me rezultatin 7-1.

5 herë kampionët e botës rokonfirmojnë veten, pas barazimit me Ekuadorin.

Coutinho shënoi tre gola në këtë ndeshje, 2 në pjesën e parë 14’ e 29’ dhe golin e fundit në minutat shtesë të pjesës së dytë. Renato Augusto shënoi dy herë në portën e Haitit, 35’ dhe 86’.

Në fillim të pjesës së dytë shënuan edhe Gabriel Barbosa, 49’ dhe Lucas Lima 69’.

Golin e nderit për kombëtaren e Haitit e shënoi Max Hilarie në minutën e 70-të.

Ndërkohë ndeshja tjetër e grupit B në Kupën e Amerikës mes Ekuadorit dhe Perusë ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.

Peruja nuk ka mundur dot të ruaj avantazhin e dy golave në pjesën e parë, Cueva 5’ dhe Flores ’13.

Për Ekuadorin shënuan Bolanos 48’ dhe  Achilier 93’. /shqiperiaime.al

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...