Ashley Graham i ka treguar format e saja trupore me kostum banje teksa ka pozuar para fotografëve.
28-vjeçarja me linja të bujshme u bë e njohur pasi u shfaq në ballinën e revistës së famshme, Sports Illustrated.

Prej atëherë, interesimi për të është shtuar dhe ajo është modelja më njohur ‘plus-size’.
Njëherësh, ajo është manekinia e parë me linja të plota që është paraqitur në ballinën e revistës Maxim.



