Vllaznia dhe Tirana vijojnë traditën. Shpallen kampionë të atletikës

PUBLIKUAR

Është mbyllur dje në stadiumin “Elbasan Arena” Kampionati Kombëtar i Atletikës për të rritur, një aktivitet që mblodhi atletët më të mirë nga Shqipëria e Kosova. Në dy ditë gara vetëm një rekord kombëtar, ai i Izmir Smajlaj në 3-hapësh, që kërceu 16.30 metra. Pikërisht shkodrani u shpall edhe atleti më i mirë për meshkuj, ndërsa për femra këtë vlerësim e mori atletja Luiza Gega e Tiranës.

Jo vetëm kaq, por ekipet e Vllaznisë për meshkuj dhe Tiranës për femra u shpallën edhe skuadrat kampione të këtij vitit në atletikë, duke u rikonfirmuar. Sipas Federatës së Atletikës, në kampionat morën pjesë 10 ekipe , me 214 sportistë në total, nga Shqipëria e Kosova, transmeton Telesport.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...